Nov 03, 2019 08:50 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Amerika synon të krijojë vakum politik në Irak dhe në Liban

Amerika po përpiqet të krijojë vakum politik në Irak dhe në Liban.

 Kështu ka deklaruar Husein Amir Abdulahian, asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit i cili shtoi se Amerika në Irak dhe në Liban me metodën e terrorizmit politik po mundohet të devijojë kërkesat e popullit pasi synon të eliminojë organet e shtetit në këto vende. Amir Abdulahian pasi vuri në dukje se korrupsioni, papunësia dhe mirëqenia janë ndër sfidat kryesore të qeverive të Irakut dhe Libanit shtoi se amerikanët nuk duan zgjidhjen e problemeve nga qeveria e Libanit dhe e Irakut. Asistenti i kryetarit të parlamenti islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare pasi vuri në dukje se kërkesat e popullit Irakian dhe Libanez duhen marrë parasysh në formë serioze shtoi se nëse ndërhyrja e faktorit të huaj në Irak dhe në Liban ndërpritet, në këto vende do të kryhen reforma serioze për eliminimin e korrupsionit.

Tags

Komente