Nov 04, 2019 20:11 Europe/Tirane

Jo shumë kohë më parë, ushtria iraniane zbuloi një "komplet" revolucionar që u hodhi ujë të ftohtë në kokë palëve që gjithmonë kanë besuar se mund të dominojnë botën përmes asaj që ata e quajnë "epërsi ushtarake".

14 shtatorin e kaluar, kur "këmbëzbathurit" e Ansarallah nisën një sulm me dronë dhe raketa kundër instalimeve të naftës së kompanisë saudite Aramco, duke shënuar një nga sulmet më komplekse në historinë e luftërave raketore, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kuptuan që diçka kishte ndryshuar përfundimisht në ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme; këmbëzbathurit kishin arritur të posedojnë një lloj sistemi raketor që do të kundërshtonte doktrinën e Pentagonit për "sulme masive ajrore". Dronët luftarakë të Ansarallahut, raketat e tij jo-inteligjente kishin ndryshuar shumë efikasitetin dhe boshti Uashington-Tel-Aviv përqendroi gjithçka në llogari të këtij "kompleti" i cili i shndërron raketat jo-inteligjente në raketa të frikshme me precizion të lartë. Kompleti quhet Lebejk dhe revista amerikane National Interest i kushton një artikull të gjatë. "Sistemi Lebejk" i ngjan njësive udhëzuese të përdorura në raketa me motor me karburant të ngurtë Fateh-110, megjithëse sipërfaqet e tij trekëndore të kontrollit janë kthyer mbrapsht", thuhet në tekstin origjinal të një botimi tjetër prestigjioz britanik Jane's Defence Weekly. "Ashtu si në raketat Fateh-110, ky komplet vendoset midis motorit të raketës dhe kokës luftarake për të drejtuar predhën. Duket se kompleti Lebejk është në përputhje me diametrin 610-milimetër të raketës së rëndë Zelzal ", shton gazeta duke pranuar se pajisja është e manovrueshme dhe e përshtatshme për t’u kombinuar me llojet e ndryshme të raketave, veçanërisht ato që janë në dispozicion të Grupeve të Rezistencës në rajon. Dhe artikulli shton: "Epo, kjo pajisje e lirë, e thjeshtë dhe e lehtë për t'u përdorur është shqetësimi më i madh për ekspertët ushtarakë izraelitë të cilët theksojnë se Hezbollahu libanez e ka atë dhe mund ta përdorë atë në 150,000 raketat e tij që synojnë Izraelin. Në fakt, sipas disa ekspertëve ushtarakë izraelitë, arsenali i Hezbollah do të ndryshojë rrënjësisht, pasi kompleti Lebejk është i aftë të shndërrojë armë "të padirigjuara" në armë inteligjente të dirigjuara". "Sigurisht, iranianët kanë vite që punojnë në këto sisteme dhe kjo nuk na befason", tha Uzi Rubin, një nga ekspertët e ushtrisë izraelite para se të nënvizonte: "Ajo që është e re këtu është aerodinamika e krahëve, shumë unike, e paparë deri më tani në Iran dhe në asnjë vend tjetër. Është një revolucion që shkon në zbatimin e konceptit autokton në vend të kopjimit të modeleve të huaja dhe kjo tregon vetëbesim. Qëllimi i konceptit aerodinamik është të rritet manovrimi i raketave të optimizuara ". Artikulli shton: " Nëse Irani e furnizon Hezbollahun me këtë pajisje, të gjitha pikat strategjike të Izraelit, përfshirë rafineritë, bazat ushtarake dhe termocentralet, do të jenë në shënjestrën e luftëtarëve të kësaj lëvizje. Dhe raketa e qëlluar të enjten, 31 tetor në Nabatijeh në jug të Libanit sugjeron që ky furnizim është bërë tashmë. Një nga surprizat më të këqija për Izraelin mund të jetë nëse të gjitha raketat e Hezbollahut e kanë pajisjen Lebejk ".

 

Tags

Komente