Nov 05, 2019 15:55 Europe/Tirane
  • Ale Habib: Njëanshmëria e Amerikës dobëson rolin e grave në paqe dhe sigurisë

Ambasadori i zv/përfaqësuesi i Iranit në OKB deklaroi se ndikimet destruktive të veprimeve të njëanshme të Amerikës kundër qytetarëve të vendeve, dobësojnë rolin konstruktiv të grave në ngritjen e paqes dhe sigurisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Is'hak Ale Habib, ambasadori i Iranit në OKB, ditën e martë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB që u zhvilluar me temë "Grat dhe paqja dhe siguria", deklaroi: "Rruga më efikase për garantimin e sigurisë së grave në konfliktet e armatosura, është parandalimi i ndodhjes së këtyre konflikteve".

Ale Habib tha se vuajtjet më të mëdha të grave janë shkaktuar në përballje me pushtimin e huaj dhe shembulli më i mirë i kësaj, janë grat palestineze, ndërsa shtoi: "Paaftësia e Këshillit të Sigurimit të OKB në mbështetje ndaj grave dhe vajzave palestineze është bërë shkak që ato të vriten, të burgosen, të torturohen, të shpërngulen me dhunë dhe të përballen me një shkelje sistematike të të drejtave themelore të tyre".

Ambasadori i Iranit në OKB gjithashtu duke vë në dukje ndikimin negativ të terrorizmit dhe ekstremizmit mbi jetën e grave, theksoi: "Nevojiten përpjekje të vërteta për mbrojtjen e grave përball fenomeneve të tilla. Derisa rezolutat dhe vendimet e KS të OKB të mbesin të pazbatuara, asnjë institucion nuk mund t'i japë fund vuajtjeve të grave në konfliktet e armatosura".

 

Tags

Komente