Nov 08, 2019 20:09 Europe/Tirane
  • Aleanca detare amerikane në Gjirin Persik: U mbars mali dhe polli një mi!

Pse tre monarkitë arabe në Gjirin Persik - Kuvajti, Sulltanati i Omanit dhe Katari - mungojnë në aleanca detare amerikane për mbrojtjen e ujërave në këtë zonë, e cila filloi zyrtarisht misionin?

Vetëm gjashtë vende mund të përballen me Iranin dhe të mbrojnë ngushticën e Hormuzit? A është shantazhi financiar motivi i vërtetë pas kësaj loje? Abdel Bari Atwan, kryeredaktor i gazetës Rai Al-Youm, shkroi: "Shpallja e misionit zyrtar të aleancës ushtarake detare të udhëhequr nga SHBA për të mbrojtur lundrimin në rajonin e Gjirit Persik me pjesëmarrjen e vetëm gjashtë vendeve, na kujton proverbën e vjetër arabe që thoshte: "U mbars mali dhe polli një mi". "Pjesëmarrja e një numri të vogël vendesh në këtë aleancë reflekton qartë rënien e ndikimit amerikan, jo vetëm në rajonin e Gjirit Persik, por edhe në të gjithë botën. Epoka kur administratat e mëparshme amerikane formonin aleanca të tridhjetë apo gjashtëdhjetë shteteve, siç janë ato që morën pjesë në luftërat në Irak, Libi, Siri dhe Afganistan, përfundimisht ka perënduar ", thekson Atwan. Ajo që meriton reflektim është se tre shtetet kryesore të Gjirit Persik, përkatësisht Kuvajti, Omani dhe Katari, nuk u anëtarësuan në aleancën amerikane, jo sepse ata adoptojnë një pozicion gjysmë neutral në përshkallëzimin e tensionit midis SHBA-së dhe Iranit, por sepse ata nuk u besojnë Shteteve të Bashkuara dhe administratës së tyre aktuale. Pakujdesia e tyre mund të çojë në një luftë rajonale dhe ndoshta ndërkombëtare. Përveç kësaj, shton Rai Al-Youm, kjo aleancë dhe përbërja e saj është një element i nxitjes së tensionit, jo një garanci për mbrojtje dhe stabilitet. "Ne nuk besojmë se këto gjashtë vende - Britania e Madhe, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Australia, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara - janë në gjendje të mbrojnë transportin detar, sepse shumica e tyre, me përjashtim të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, nuk kanë fuqi efektive detare. Mjetet parandaluese të marinës iraniane janë shumë të efektshme, veçanërisht raketat dhe nëndetëset e prodhuara në vend, si dhe qindra anije luftarake të vogla dhe të mëdha të afta për të shkatërruar anijet e armikut pa u zbuluar nga radarët ". shtoi Abdel Bari Atwan. Autori vazhdon artikullin e tij duke parashtruar pyetjen e mëposhtme: Pse vendet e interesuara për këtë mbrojtje në Gjirin Persik, siç janë Franca, Gjermania, Belgjika, Kina dhe India, nuk i kanë përdorur anijet dhe tankerët e tyre si partnerë në të gjitha luftërat amerikane në rajon? Përgjigja është e thjeshtë: ishin Shtetet e Bashkuara që provokuan të gjitha këto tensione dhe kërcënuan sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe botës duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore iraniane. "Në bazë të përvojës së kaluar, luftanijet e marinës iraniane kanë kapur me sukses dy anije britanike në ngushticën e Hormuzit pas ndalimit të cisternës iraniane në Gjibraltar, ndërsa luftanijet e marinës britanike nuk reaguan dhe nuk ndërhynë për të parandaluar një veprim të tillë. Pika më e dyshimtë është se Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se kjo aleancë e re nuk do të ndërhynte për të mbrojtur çdo anije dhe se kjo mbrojtje do të kufizohej vetëm për anijet amerikane ", tha Atwan. Pyetja që shtrohet është nëse luftanijet dhe aeroplanmbajtëset amerikane kanë ikur në Detin e Omanit dhe ndodhen 800 km larg ujërave të Gjirit Persik për të qenë jashtë rrezes së raketave iraniane. Por si munden ato të mbrojnë cisternat e naftës dhe anijet tregtare në ujërat e Gjirit Persik dhe ngushticës së Hormuzit? Problemi në tërësi është pjesë e shantazhit të imponuar nga Uashingtoni mbi tre vendet e Gjirit Persik të përfshirë në këtë aleancë, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin, sepse qëllimi i tyre është të mbulojnë shpenzimet, qoftë duke furnizuar anijet me karburant, ose duke paguar para në mënyrë direkte ose indirekte. Donald Trump ka një përvojë të gjatë në këtë fushë dhe nuk mund të ofrojë mbrojtje pa marrë paraprakisht pagesën ...

 

Tags

Komente