Nov 10, 2019 20:43 Europe/Tirane
  • Zbulimi i madh, Irani zbulon fushën e naftës që përmban 53 miliardë fuçi naftë

Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se Irani ka zbuluar një fushë të re të naftës që përmban 53 miliardë fuçi naftë të papërpunuar në provincën jugperëndimore Khuzestan.

Të Dielën, Presidenti Ruhani në një takim me popullin në qytetin qendror të Jazdit tha se zbulimi u bë megjithë armiqësitë e SHBA-së që kanë synuar kryesisht sektorin e naftës në Iran. "Është një fushë e madhe nafte që shtrihet nga rajoni Bostan, në afërsi të qytetit Omidijeh që përfshin një sipërfaqe prej 2.400 kilometrash katror me një thellësi prej 80 metrash," tha ai. "Sot ne po njoftojmë SHBA-të se ne jemi një vend i pasur dhe megjithë armiqësinë dhe sanksionet mizore, punëtorët dhe inxhinierët e industrisë iraniane të naftës kanë arritur të zbulojnë këtë fushë madhore të naftës", shtoi Ruhani. "Për momentin, Presidenti Trump dhe administrata e tij nuk kanë shumë opsione mbi Iranin. Nuk mbetet shumë për të sanksionuar në Iran, dhe përveç konfliktit ushtarak, nuk ka më presion që mund të zbatohet", shtoi Presidenti iranian. Zbulimi i ri shton rreth 34 përqind rezervat e provuara aktuale të Iranit, të vlerësuara nga revista Oil & Gas Journal në 158 miliardë fuçi naftë dhe që përfaqëson pothuajse 10 përqind të rezervave të naftës në botë.

 

Tags

Komente