Nov 11, 2019 15:27 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Të gjitha raketat e Iranit kanë precizitet për goditjen e objektivit

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se të gjitha raketat e Iranit kanë precizitet të lartë për goditjen e objektivit dhe duke marrë parasysh fuqinë shpërthyese të raketave, është shtuar edhe efikasiteti i tyre.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë në universitetin e komandës dhe shtabit të ushtrisë në Teheran, tha se Republika Islamike e Iranit në fushën e raketave ka shënuar një progres të madh dhe shtoi: "Irani nga aspekti i rrezeve vepruese të raketave nuk ka kurrfarë problemi dhe gjatë dy viteve të kaluara është shënuar progres i madh në aspektin e precizitetit, shpejtësisë, manovrimit dhe fuqisë shpërthyese të raketave".

Gjeneral Hatami duke thënë se nëse forcat e armatosura të Iranit nuk do të kishin kapacitet, nuk do të mund të mbronin kurrfarë pozicioni dhe as kufijtë e vendit, theksoi: "Armiku po fut në rajon sasi shumë të mëdha të armatimeve dhe pajisjeve luftarake me qëllim që ta shkatërrojë forcën mbrojtëse të Iranit".

 

Tags

Komente