Nov 11, 2019 16:24 Europe/Tirane
  • Çmimi botëror

Në sesionin e tretë të ndarjes së çmimit botëror "Mustafa s.a.v.s." i cili u zhvillua sot (të hënën) njëkohësisht me Javën e Unitetit në Teheran, janë vlerësuar dy shkencëtarë turk dhe tre shkencëtarë iranianë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ugur Sahin nga Turqia me një vepër në fushën e vaksinave shëndetësore kundër kancerit, Ali Khadem Husejni nga Irani me një vepër në fushën e hidrogjeleve NANO BIO, Umran Inan nga Turqia me një vepër në fushën e perceptimit reciprok dhe atomeve në hapësirën e afërt me tokën, Husejn Baharvand nga Irani me një vepër në fushën e qelizave bazë dhe Muhamed Abdulvand nga Irani me një vepër në fushën e metodave moderne për diagnostikimin e kancerit; janë prezantuar fitues të çmimit botëror "Mustafa s.a.v.s." i quajtur "Nobeli Islamik" dhe janë vlerësuar për veprat dhe kontributin e tyre në fushat shkencore.

Sesioni i tretë "Java e Çmimit Mustafa s.a.v.s." ka filluar punimet ditën e shtunën me pjesëmarrjen e autoriteteve dhe mendimtarëve iranianë dhe të huaj në Teheran.

Çmimi botëror "Mustafa s.a.v.s." ndahet një herë në dy vjet me qëllim ngritjen nivelit shkencor dhe bashkëpunimit mes shkencëtarëve të dalluar të botës islame dhe ky çmim i ndahet mendimtarëve dhe shkencëtarëve të cilët sjellin novacione dhe shpikje të rëndësishme në fushat shkencore.

 

Tags

Komente