Nov 12, 2019 16:15 Europe/Tirane
  • Fituesi i çmimit

 Fituesi i çmimit "Mustafa s.a.v.s." për vitin 2019 nga Turqia vuri në dukje hulumtimet e ekipit të tij në sferën e re për kurimin e kancerit dhe deklaroi se karakteristikë e rëndësishme e çmimit "Mustafa s.a.v.s." është rëndësia që i kushtohet sferës së hulumtimeve shkencore.

Profesor Ugur Shahin, fituesi i çmimit "Mustafa s.a.v.s." për vitin 2019 nga Turqia dhe qëndrim në Gjermani, në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi në Teheran, është shprehur shumë i nderuar për faktin se është shpallur një prej fituesve të çmimit "Mustafa s.a.v.s" i cili njihet si "Nobeli Islamik".

Ugur Shahin që e fitoi këtë çmim për hulumtimet e tij në fushën e kurimit të kancerit, deklaroi: "Të zgjidhesh fitues i këtij çmimi të çmuar, me të vërtetë më ka gëzuar dhe befasuar shumë mua".

Ugur Shahin që është profesor në Universitetin Maince të Gjermanisë, në vazhdim tha: "Një prej karakteristikave të përshtatshme të çmimit "Mustafa s.a.v.s.", është vlerësimi i shkencëtarëve dhe hulumtuesve dhe rëndësia që i jepet çështjeve hulumtuese. Shumë prej shkencëtarëve besojnë se në të ardhmen kurimi i kancerit me këtë metodë është i mundur, për arsye se çdo lloj kanceri është i veçantë për vetë pacientin dhe ka nevojë për medikamente të veçanta të cilat duhet të prodhohen në bazë të të dhënave gjenetike të pacientit. Hulumtimet tona e kanë kuptimin e mbledhjes së të gjitha informacioneve shkencore në rruzullin tokësor për ta shpëtuar jetën e një pacienti të sëmurë me kancer dhe shpëtimi i jetës së një njeriu është sikur të shpëtosh jetën e të gjithë njerëzimit dhe kjo ekziston edhe në mësimet e Islamit".

Ai në fund gjithashtu falënderoi Fondacionin e Shkencës dhe Teknologjisë "Muhamed s.a.v.s." për ndarjen e këtij çmimi për shkencëtarët dhe hulumtuesit e njohur.

 

Tags

Komente