Nov 13, 2019 21:07 Europe/Tirane
  • Gjeneral Major Salami: Fuqia e inteligjencës së Iranit i ka frikësuar armiqtë

Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit e përshkroi fuqinë e inteligjencës së Iranit si shkak i frikës së armiqve.

Gjeneral Major Husein Salami, komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare, të mërkurën në mbledhjen e katërt të komunitetit të inteligjencës së Gardës Revolucionare në Teheran duke folur mbi shumëllojshmërinë e kërcënimeve të armikut kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit, theksoi : Arrestimi i kreut të Rrjetit të Lajmeve 'Amadnews' ishte produkt i një planifikimi të zgjuar dhe inteligjent. Gjenerali Salami theksoi nevojën për të njohur operacionet psikologjike të armikut dhe shtoi: "Forca e inteligjencës është një parim parandalues që zvogëlon koston e konfrontimit dhe garanton sigurinë e shoqërisë". Garda Revolucionare Iranit më 14 Tetor ka njoftuar për arrestimin e Ruhollah Zam, një prej liderëve medial të armikut dhe drejtuesi i sajtit "Amadnews" gjatë një operacioni inteligjent dhe preciz. Ruhollah Zam gjatë viteve të fundit me drejtimin dhe financimin e drejtpërdrejtë të agjencive agjenturore perëndimore ka kryer operacione të gjera të luftës psikologjike për krijimin e përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve mes organeve shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, ka zhvilluar një propagandë iranofobe duke publikuar gënjeshtra dhe duke futur dilema në mesin e të rinjve me qëllim të krijimit të rrethanave për kryerjen e veprimeve të dhunshme dhe terroriste dhe për krijimin e trazirave dhe pasigurisë në Iran.

 

Tags

Komente