Nov 14, 2019 09:09 Europe/Tirane
  • Teherani organizator i konferencës Uniteti Islam

Në Teheran sot ka nisur punimet konferenca e 33-të e unitetit islam me sloganin “ Uniteti i kombit islam dhe mbrojtja e xhamisë Al Aksa”.

Në këtë takim marrin pjesë 400 figura dhe personalitete politike, dijetarë, mendimtarë dhe universitarë nga 90 vende të botës. Konferenca do të trajtojë temat më të rëndësishme të botës islame sot. Më pas të ftuarit në konferencë do të kenë një takim me liderin suprem të revolucionit islamik dhe më pas të do të shkojnë në një ekspozitë kushtuar sukseseve të rezistencës, pozitës së martirëve të rezistencës, punimet në vlerësimin e femrës dhe punime me temë kundër hegjemonizmit botëror. Në konferencën Uniteti Islam, janë formuar edhe 4 komisione dhe 16 nën komisione profesionale që kanë për qëllim trajtimin e  rolit të të rinjve në fushën e rezistencës. Të ftuarit në takimin e 33-të të unitetit kombëtar dje kanë vizituar mauzoleun imam Khomeini(ra) themeluesi të Republikës Islamike të Iranit. Takimi I 33-të I unitetit islam do të vazhdojë punimet për dy ditë. 

Tags

Komente