Nov 14, 2019 14:00 Europe/Tirane
  • Ambasadori i Jemenit në Teheran: Shtetet agresore kundër Jemenit, po shkelin konventat ndërkombëtare

Ambasadori i Jemenit në Iran deklaroi se shtetet agresore kundër Jemenit, po shkelin konventat dhe ligjet ndërkombëtare.

Ibrahim Muhamed Al-Dejlemi, ambasadori i Jemenit në Iran, ditën e enjte gjatë punimeve të konferencës për unitetin islam në Teheran, në lidhje me zhvillimet më të fundit në Jemen, deklaroi: “Populli i Jemenit ka shtrirë dorën e paqes dhe miqësisë drejt vendeve të rajonit, mirëpo përball agresorëve vazhdon të qëndrojë dhe të rezistojë me të gjitha forcat”.

Ambasadori i Jemenit në Iran gjithashtu në lidhje me organizimin e konferencës për unitet islam në Teheran, tha se qëllimi i të gjitha vendeve islame dhe arabe është mbrojtja nda Palestinës dhe Xhamisë Al Aksa ndërsa theksoi: “Umeti islam duhet të pozicionohet në një front të unifikuar për të mbrojtur popullin e Palestinës dhe vendet e shenjta në atë për ta neutralizuar projektin sionist-amerikan kundër Palestinës dhe kundër të gjithë botës islame”.

Abdusatar Al-Sejed

Ndërkohë Muhamed Abdusatar Al-Sejed, ministri i vakëfeve të Sirisë, gjatë punimeve të konferencës për unitetin islam në Teheran, deklaroi: “Bejtul-Mokades dhe Palestinë në Siri është një çështje themelore dhe brengë e rëndësishme e qeverisë dhe e popullit të Sirisë është çështja e Palestinës”.

Muhamed Abdusatar Al-Sejed gjithashtu duke vë në dukje ndërhyrjen e Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme, shtoi: “ Amerika me gjithë sanksionet ekonomike kundër Sirisë dhe Iranit, në kurrfarë rrethanash nuk ka arritur dhe nuk do të mund do të dëmtojë dhe dobësojë vullnetin e popujve të rajonit”.

 

Tags

Komente