Nov 14, 2019 14:18 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Kapaciteti mbrojtës, është vijë e kuqe e Iranit

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit kurrë nuk do të tërhiqet në fushën e shtimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe as nuk do të ndalet.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e enjte në ceremoninë përkujtimore të martir Hasan Tahrani Moghadam, babanë raketor të Iranit, duke theksuar se kapacitetet mbrojtëse janë pjesë e vijave të kuqe të Republikës Islamike të Iranit, shtoi: “Kapacitetet mbrojtëse nuk mund të negociohen, nuk mund të reduktohen, nuk mund të ndalen dhe as nuk mund të vendosen nën kontroll të ndonjë fuqie tjetër”.

Gjeneral Salami tha: “Sot potencialet e grumbulluara në forcat ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit janë zhvilluar në nivele shumë të lartë dhe të mjaftueshme për t’u përballur me armiqtë”.

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit gjithashtu vuri në dukje martirizimin e komandantëve të rezistencës së Palestinës nga regjimi sionist, tha: “E drejta e mbrojtjes legjitime për popullin e shtypur të Palestinës përball krimeve të regjimit sionist, gjithnjë ka ekzistuar dhe do të ekzistojë”.  

 

Tags

Komente