Nov 14, 2019 19:52 Europe/Tirane
  • Presidenti Ruhani uron homologët në përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed (s.a.v.s)

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani, të enjten në mesazhe të ndara uroi krerët e shteteve islamike për përvjetorin e ditëlindjes së Profetit Muhamed (s.a.v.s).

Në mesazhin e tij, Presidenti Ruhani shkroi: "Ne kemi nderin të ndjekim një Profet, i cili ishte lajmëtar i paqes dhe i bekimit për tërë njerëzimin". Ruhani shprehu shpresën që nën hijen e mendimit të Profetit të Nderuar të Islamit (s.a.v.s), siguria, drejtësia dhe kompromisi të garantohen për të gjithë banorët e tokës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu dëshiroi shëndet dhe sukses për të gjithë krerët e shteteve dhe nder, prosperitet dhe lumturi për kombet e tyre.

 

Tags

Komente