Nov 14, 2019 19:53 Europe/Tirane
  • Urime për përvjetorin e lindjes së bekuar të Profetit Muhamed (s.v.a.s) dhe të Imam Xhafar Sadik (as)

Në natën e përvjetorit të lindjes së bekuar të Profetit të fundit Hyjnor, hazretit Muhamed Mustafa (s.v.a.s) dhe të yllit të gjashtë të qiellit të imamatit, Imam Xhafar Sadik (as) gëzimi dhe atmosfera festive ka përfshirë të gjithë Iranin Islamik.

Nesër (e Premte) 17 Rabiul Aval 1441 Hixhri Kameri, që përkon me 15 Nëntor 2019, është përvjetori i lindjes së bekuar të Profetit Muhamed(s.v.a.s)  dhe i Imam Xhafer Sadik (as), imami i 6-të i myslimanëve shi'itë të botës. Në rajone dhe qytete të ndryshme të Iranit Islamik, myslimanët shi'itë dhe sunitë në këtë ditë të bekuar me programe të ndryshme festive, festojnë përvjetorin e lindjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s., Profetit të nderuar të Islamit, dhe përvjetorin e lindjes së Imam Xhafer Sadik (a.s.). Në xhamitë dhe në vendet e tjera fetare dhe publike populli mysliman iranian organizon tubime të ndryshme fetare në të cilat mbahen ligjërata fetare dhe realizohen programe të ndryshme kulturore, fetare dhe artistike. Me këtë rast, RTV i Republikës Islamike të Iranit u shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë të botës.

 

Tags

Komente