Nov 17, 2019 14:47 Europe/Tirane
  • Ra'isi: Pretenduesit e të drejtave të njeriut duhet të gjykohen për shkak të krimeve të tyre

Kryetari i sistemit juridik të Republikës Islamike të Iranit të shtunën në mbrëmje në ceremoninë e përmbyllëse të konferencës së 33-të ndërkombëtare të unitetit islam në Teheran, deklaroi: "Atë çfarë po bëjnë pretenduesit e të drejtave të njeriut sidomos amerikanët dhe aleatët e tyre në Jemen, Palestinë dhe në vende të tjera të botës islame kundër popullit të pafajshëm, është krim lufte dhe pikërisht për këtë arsye duhet të vendosen nën përndjekje dhe të gjykohen".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Khuxhetul-Islam Sejed Ibrahim Ra'isi duke theksuar në këtë se vendosje e perëndimit dhe Amerikës nën përndjekje në pozitën e të akuzuarit, është detyrë e rëndësishme e të gjithë ekspertëve gjyqësore dhe mendimtarëve të botës islame, deklaroi: "Në bazë të konventave ndërkombëtare sot kriminelët më të mëdhenj kundër njerëzimit, janë amerikanët dhe sionistët".

Kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit vuri në dukje çështjen e Palestinës dhe tha: "Sot  luftëtarët e rezistencës së Palestinës duke u mbështetur në fenë dhe në vlerat hyjnore dhe në mësimet Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ndodhen në një pozitë më superiore sa i përket veprimit dhe çlirimi i Palestinës dhe i Kodsit të shenjtë aktualisht në më afër dhe Palestina dhe çlirimi i Kodsit të shenjtë ndodhen në qendër të prioriteteve të botës islame.

 

Tags

Komente