Nov 17, 2019 20:23 Europe/Tirane
  • Irani prodhon sistemin mbrojtës me lazer

Zëvendësministri iranian i Mbrojtjes njoftoi të shtunën, dy projekte që janë prodhimi i sistemit të mbrojtjes ajrore me lazer dhe rritja e rrezes së raketave cruise iraniane.

Gjeneral Brigade Kasem Takizadeh, deklaroi se Irani po prodhonte një sistem lazer të mbrojtjes ajrore dhe po konsideronte rritjen e rrezes së veprimit dhe saktësisë së raketave të tij cruise. "Ne posedojmë një teknologji lazer të mbrojtjes ajrore që mund të përdoret kundër dronëve dhe objektivave të tjerë ajrorë. Ky sistem është testuar dhe aktualisht është në prodhim", tha ai. "Ne po mundohemi t'i kthejmë të gjitha raketat tona tokë- tokë në raketa me precizion të lartë. Ne kemi përqendruar përpjekjet tona për këtë projekt i cili është në fazën përfundimtare", deklaroi Gjeneral Brigade Takizadeh, duke shtuar: "Për projekte të tjera, ne përdorim teknologjitë më të përparuara në botë, veçanërisht pasi jemi në pesë vendet më të mira në teknologjinë e raketave".

 

Tags

Komente