Nov 17, 2019 20:25 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Strategjia e kaosit në Liban ka dështuar

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Admiral Ali Shamkhani tha të dielën se strategjia e krijimit të kaosit në Liban ka dështuar për shkak të vetëdijes dhe vigjilencës së popullit dhe zyrtarëve libanezë.

Admiral Ali Shamkhani, Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, diskutoi me Sheik Naim Kasem, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, për zhvillimet e fundit në Liban dhe tha se pas rënies së grupit terrorist ISIS si shpata kërcënuese e SHBA dhe regjimit sionist në rajon, SHBA po kërkon të krijojë një krizë të re në rajon. Duke iu referuar dështimit të SHBA në Siri dhe sanksioneve joefektive ndaj Hezbollahut në Liban, zyrtari i lartë iranian vuri në dukje se strategjia e kaosit në Liban kishte për qëllim kompensimin e humbjes në frontet e tjera, por edhe kjo strategji dështoi në sajë të vetëdijes dhe vigjilencës së popullit, zyrtarëve dhe partive libaneze. Shamkhani e vlerësoi Hezbollahun si një qendër të stabilitetit dhe sigurisë në Liban dhe në rajon, duke përshëndetur mençurinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Hezbollah të Libanit, Sejed Hasan Nasrallah.

 

Tags

Komente