Nov 17, 2019 20:25 Europe/Tirane
  • Ministria e Inteligjencës e Iranit do të përballet me shkelësit e ligjit

Ministria e Inteligjencës e Iranit deklaroi të dielën se do të përballet fuqimisht me prishjen e rendit dhe ligjit nga shkelësit e ligjit dhe vandalët dhe shtoi se kjo Ministri nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të përmbushur detyrimin e saj ligjor për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Ministria  e Inteligjencës e RII, tha në një deklaratë se sabotatorët kryesorë të sigurisë publike në dy ditët e kaluara janë identifikuar dhe aktualisht po merren masat e duhura. Deklarata u referohej trazirave që ndodhën të shtunën në rajone të ndryshme të Iranit gjatë protestave kundër rritjes së çmimit të benzinës. Ministria e Inteligjencës tha në këtë deklaratë se njerëzit do të informohen për masat e marra, duke shtuar se me siguri, armiqtë e popullit do të zhgënjehen përsëri.

 

Tags

Komente