Ruhani: Faktorët destruktivë organizuar, ishin zbatues të programeve të armiqve kundër Iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke folur për zhvillimet e fundit në Iran pas vendosjes në zbatim të planit për administrimin e konsumimit të karburanteve, deklaroi se faktorët destruktivë të organizuar ishin vetëm zbatues të planeve të financuara nga regjimet servile të rajonit, sionistëve dhe amerikanëve kundër Iranit.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë, duke thënë se populli i Iranit ka kaluar edhe një sprovë tjetër historike, deklaroi: "Ata që kishin projektuar komplote për të goditur sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe përgjatë dy viteve të kaluara me sanksione të reja dhe me ushtrimin e presionit në maksimum, janë munduar që ta vendosin popullin iranian përball sistemit shtetëror, mirëpo me vigjilencën e popullit të Iranit edhe këto komplote janë neutralizuar".
Ruhani duke vlerësuar lartë popullit e Iranit dhe deklaratat e liderit suprem të Revolucionit Islamik, tha: "Lideri suprem i Revolucionit Islamik me deklaratat e tij të matura, ka udhëzuar plotësisht popullin iranian dhe ka shpjeguar në mënyrë të plotë realitetet".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se kjo është një fitore e madhe për popullin e Iranit, shtoi: "Tubimet e mëdha të qytetarëve të Iranit në qytete të ndryshme, kanë treguar shumë qartë fuqinë, vigjilencën, unitetin dhe solidaritetin e popullit të Iranit me sistemin e Republikës Islamike të Iranit".
Ruhani duke shprehur solidaritet me familjet të cilët kanë humbur të dashurit e tyre gjatë zhvillimeve të fundit nga faktorët destruktivë, ka theksuar në përballjen në mënyrë të prerë dhe të vendosur me faktorët që synojnë të prishin sigurinë kombëtare të Iranit.