Nëntor 20, 2019 15:59 Europe/Tirane
  • Ndërroi jetë shkencëtari dhe profesori i njohur iranian

Profesor Azlollah Reza, shkencëtar dhe profesor i dalluar iranian në fushën e inxhinierisë elektrike dhe matematikës, ka ndërruar jetë në moshën 104 vjeçare.

 Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Profesor Azlollah Reza i cili kishte lindur më 1 janar të vitit 1915 në qytetin Rasht në veri të Iranit, ishte ndër figurat e para që kishin diplomuar nga faza e parë e Fakultetit Teknik në Universitetin e Teheranit dhe pastaj kishte magjistruar në degën e inxhinierisë elektrike në Universitetin Kolumbia në Amerikë dhe doktoratën e kishte mbrojtur po në këtë degë Institutin e Teknologjisë në Nju Jork.

Ai ka ushtruar detyra të ndryshme si rektor i Universitetit të Teheranit dhe Universitetit Industrial Sharif, si dhe ambasador i Iranit në UNESCO.

Profesor Azlollah Reza është prej themeluesve të teorive të informacionit dhe telekomunikimit në botë dhe ka kryer hulumtime të gjera në këtë fushë.

 

Tags

Komente