Nov 21, 2019 12:16 Europe/Tirane
  • Baidinezhad: Solidariteti i Amerikës me popullin iranian i turpshëm

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli duke reaguar ndaj cicërimit anti-iranian të homolog të tij amerikan ka thënë: Deklarata e ambasadorit amerikan në Angli, që thotë se iranianët janë të denjë për një jetë më të mirë, është një deklaratë plotësisht e turpshme.

Woody Johnson ambasador i Amerikës në Angli ditën e mërkurë në një cicërim në Twitter ka përmendur shtimin e inflacionin dhe çmimin e lëndëve ushqimore në Iran dhe me një deklaratë mashtruese ka pretenduar: Populli iranian është i denjë për një jetë më mirë. Hamid Baidinezhad, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Angli në cicërimin e tij në Twitter duke reaguar ka thënë: Cicërimi i ambasadorit amerikan në Angli bëhet në kushte kur Amerika me anë të sanksioneve mundohet të privojë popullin iranian nga jeta. Nga ana tjetër 13% apo rreth 42 milion njerëz në Amerikë jetojnë në një vend të pasur por në nivelin e varfërisë totale. Me zbatimin e planit për administrimin e çmimit të benzinës në Iran janë organizuar disa protesta sporadike të cilat janë keqshfrytëzur nga persona vandalë dhe dashakeqë. Shtëpia e Bardhë me një deklaratë ka shprehur mbështetjen e tyre për vandalizmat dhe shkatërrimin e pronës publike në disa qytete të Iranit. Ndërkohë populli iranian ditët e fundit ka organizuar protesta dhe tubime madhështore për të dënuar vandalizmat e ditëve të fundit në Iran. Politikat mashtruese të Amerikës për gjoja mbështetjen e popullit iranian bëhen në kohën kur Uashingtoni për 40 vjet me radhë ka kryer terrorizëm ekonomik për të dëmtuar jetën e popullit iranian.

Tags

Komente