Nov 21, 2019 14:23 Europe/Tirane
  • Qielli i Iranit është vijë e kuqe e mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë së Iranit

Komandanti i forcave të mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit duke thënë se hapësira qiellore e Iranit është një prej vijave të kuqe të mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë iraniane, bëri të ditur shndërrimin e rajonit të Gjirit Persik dhe ngushticës Hormuz në një zonë të përshtatshme për zhvillimin e manovrës “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 98”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Alireza Sabahifard, komandanti i forcave të mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë së Iranit, ditën e enjte gjatë zhvillimit të manovrës së përbashkët të mbrojtjes kundërajrore “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit 98”, deklaroi se kjo manovër do të zhvillohet në një zonë shumë të gjerë në provincën Semnan në lindje të Teheranit dhe shtoi: “Faza e parë e kësaj manovre ushtarake përfshin zbulimin dhe identifikimin e objektivave të cilat janë krijuar nga forcat armiqësore për forcat e mbrojtjes kundërajrore, ndërsa në fazën tjetër përveç zbulimit dhe identifikimit, do të hyjnë në veprim edhe sistemet kundërajrore të shfrytëzuara në këtë manovër ushtarake”.

Gjeneral Sabahifard theksoi: “Me programet e përpiluara në këtë manovër ushtarake, forcat e mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit do të ushtrojnë në rrethanat më të vështira dhe më reale të mundshme”.

Gjeneral Sabahifard vuri në dukje se në këtë manovër ushtarake do të përdoren armatimet dhe sistemet e prodhimit vendor dhe moderne të botës dhe tha: “Hyrja e armiqve në hapësirën ajrore të Republikës Islamike të Iranit ashtu siç është vërtetuar në të kaluarën, nuk do të ketë kurrfarë rezultati përveç poshtërimit për ata”.

 

Tags

Komente