Dhjetor 04, 2019 14:22 Europe/Tirane
  • Sanksionet e njëanshme të Amerikës shkelin konventën për ndalimin e armëve biologjike

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në zyrën evropiane të OKB në Gjenevë deklaroi se sanksionet e njëanshme të Amerikës janë shkelës të konventës për ndalimin e përhapjes, prodhimit dhe deponimit të armëve biologjike.

Ismail Baghaij Hamane, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në zyrën evropiane të OKB në Gjenevë, në samitin e vendeve anëtare të konventës për ndalimin e përhapjes, prodhimit dhe deponimit të armëve biologjike, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të kësaj konvente në të gjitha dimensionet e saj dhe për zgjerimin e bashkëpunimeve të vendeve anëtare.

Ismail Baghaij Hamane deklaroi mospranimi i regjimit sionist të nënshkruajë konventën për ndalimin e përhapjes, prodhimit dhe deponimit të armëve biologjike duke marrë parasysh të kaluarën e gjatë të këtij regjimi në kryerjen e veprimeve kriminale dhe të paligjshme, ka shkaktuar shqetësime serioze te të gjitha vendet.

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në zyrën evropiane të OKB në Gjenevë gjithashtu duke kritikuar sanksionet e paligjshme të Amerikës kundër Iranit, pacientët me "sëmundje të fluturave" (sëmundje të veçanta të lëkurës) i ka përmendur shembull i qartë i viktimave të sanksioneve ekonomike të Amerikës ndërsa mospërfilljen e shteteve perëndimore ndaj këtyre veprimeve kundërnjerëzore të Amerikës e quajti partneritet në kryerjen e krimeve.

Ismail Baghaij Hamane në vazhdim duke shpjeguar gjendjet e fëmijëve të prekur nga "sëmundja e fluturave", tha se sanksionet bankare të cilat janë pengesë kryesore për shitjen e medikamenteve të nevojshme për këta të persona të sëmurë, janë një lloj krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, prandaj kërkoi gjykimin e autorëve të sanksioneve me akuza të vrasjes së njerëzve.  

 

Tags

Komente