Dhjetor 07, 2019 15:44 Europe/Tirane
  • Ekspozohet droni

Droni "Simorgh" i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit u ekspozua sot në Konarak në juglindje të Iranit.

Droni "Simorgh" është fluturakja më e re luftarake, zbuluese dhe taktike e forcave detare të ushtrisë së Iranit që është përuruar gjatë një ceremonie në prani të admiral Habibullah Sajari, shefit për koordinim dhe admiral Husejn Khanzadi, komandantit të forcave detare të ushtrisë së Iranit, në Konarak dhe i është bashkëngjitur forcave detare të Iranit.

Droni "Simorgh" me rreze vepruese 1500 kilometër, posedon kapacitete për kryerjen e operacioneve taktike, luftarake dhe të luftës elektronike. Ky dron mundë të fluturojë për 24 orë dhe në lartësi mbi 25 000 këmbë.

 

Tags

Komente