Dhjetor 07, 2019 20:54 Europe/Tirane
  • Rusia: Problemet e Iranit burojnë kryesisht nga sanksionet e paligjshme të SHBA-së

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se trazirat e fundit në Iran ishin kryesisht pasojë e sanksioneve të paligjshme që SHBA vendosën ndaj Republikës Islamike pas tërheqjes së njëanshme të Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

"Problemet në Iran janë shumë serioze, në një masë të madhe për shkak të sanksioneve amerikane që u vendosën absolutisht në mënyrë të paligjshme ndaj atij vendi, sepse amerikanët u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe po kërkojnë që edhe të tjerët mos ta zbatojnë atë", tha ai në konferencën e Dialogut Mesdhetar (MED) në Romë. Lavrov gjithashtu vuri në dukje se skema amerikane, e cila ka për qëllim të provokojë pakënaqësinë e popullit në Iran, është përdorur edhe në Venezuelë. "Nëse SH.B.A. dëshiron ta shtrëngojë Iranin ekonomikisht dhe të nxisë pakënaqësinë e njerëzve, ne po shohim që një skemë e tillë po përdoret në Venezuelë. Kjo është e njëjta skemë."

 

Tags

Komente