Dhjetor 07, 2019 20:55 Europe/Tirane
  • Dr. Masud Soleimani kthehet në Teheran, refuzoi ofertat për të qëndruar në SHBA

Shkencëtari i famshëm iranian i qelizave gjenetike, Dr Masud Soleimani ka mbërritur në Teheran pas mbi një viti burgim në Shtetet e Bashkuara. Soleimani arriti në aeroportin e Mehrabadit në Teheran të shtunën në mbrëmje, pasi u la i lirë nga SHBA në këmbim të një të burgosuri amerikano-kinez, i cili ishte akuzuar për spiunazh në Iran.

Dr Masud Soleimani u prit nga anëtarët e familjes së tij dhe zyrtarët iranianë pas mbërritjes së tij në Teheran. Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif e shoqëroi shkencëtarin e liruar që nga Zyrihu, ku u bë shkëmbimi. Duke folur para gazetarëve në aeroport, Zarif tha se ai është "shumë i lumtur që në Ditën Kombëtare të Studentëve, një nga profesorët dhe shkencëtarët më të mëdhenj të vendit tonë është kthyer në shtëpi". Ai shtoi se Dr. Soleimani ishte marrë peng nga forcat amerikane për 14 muaj "pa ndonjë arsye". SHBA "arrestoi pa asnjë arsye një profesor universiteti me 500 artikuj shkencorë " pasi e ftoi atë dhe i dha një vizë "për të bërë hulumtime në institutin më të lartë shkencor amerikan". Diplomati i lartë iranian theksoi se Dr. Soleimanit i ishte ofruar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara për të qëndruar në SHBA në vend që të kthehej në Iran, por "profesori atdhetar" e hodhi poshtë kërkesën e tyre. Zarif gjithashtu falënderoi Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Gjyqësorin dhe organet e sigurisë për pajtimin me shkëmbimin e shkencëtarit iranian me një amerikan që u mbajt në Iran me akuza për spiunazh dhe që u kthye në SHBA. "Gjatë 40 viteve të fundit, SHBA është përpjekur të pengojë përparimin shkencor të Iranit. Presioni maksimal i SHBA-së ka qenë duke ndjekur një qëllim të tillë," tha ai. Zarif shtoi se shkenca, përparimi dhe teknologjia që kombi iranian ka arritur të fitojë përmes besimit të vet, janë "gjembi më i madh në këmbët e atyre që nuk duan prosperitetin e këtij kombi". Nga ana e tij, Dr. Soleimani tha se arritjet e Iranit në shkencë dhe teknologji kanë shkaktuar zemërimin e SHBA dhe kjo është arsyeja kryesore pas armiqësisë së Uashingtonit ndaj Teheranit. Ai u bëri thirrje iranianëve që të ndërtojnë frontin shkencor të vendit për të zhgënjyer më tej armiqtë. Ai gjithashtu falënderoi zyrtarët iranianë për sigurimin e lirimit të tij. Dr. Masud Soleimani është shkencëtari më i mirë në botë në fushën e qelizave gjenetike dhe është shpallur njëri nga 100 shkencëtarët më të mirë aktualë të botës.

 

Tags

Komente