Dhjetor 08, 2019 08:56 Europe/Tirane
  • Zarif: Progresi shkencor Iranit, gjembi më i madh në syrin e armikut

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë pritëse të dr. Masud Sulejmani profesor iranian i sapo liruar nga burgjet e Amerikës, deklaroi se Amerika në 40 vitet e kaluara ka bërë çdo gjë për të penguar progresin e Iranit por pa patur asnjë sukses.

Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se dr. Sulejmani për 14 muaj me radhë dhe pa asnjë shkas është mbajtur peng nga amerikanët shtoi se progreset shkencore të dijetarëve iranianë janë një gjemb i madh në sytë e armiqve të kombit iranian. Zarif shtoi se Amerika shumë herë i ka propozuar dr.Sulejmanit që në vend që të kthehet në Iran dhe të qëndrojë në burg, të qëndrojë në Amerikë por ky profesor atdhedashës nuk e ka pranuar propozimin e Amerikës. Masud Sulejmani, shkencëtari iranian, pas durimit të një viti peng marrje dhe burg të paligjshëm në Amerikë, dje është liruar dhe i është dorëzuar autoriteteve iraniane. Me punën dhe përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe me bashkëpunimin e autoriteteve të sigurisë dhe gjyqësore të Republikës Islamike të Iranit dhe gjatë një procesi diplomatik në bashkëpunim me qeverinë e Zvicrës, është liruar Masud Solejmani, profesori i njohur iranian i cili ishte arrestuar dhe burgosur në Amerikë me akuzë se kishte shkelur sanksionet e paligjshme të Amerikës dhe pas qëndrimit në burgje për më shumë se një vit në Amerikë. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, kishte shkuar në Zvicër për të ndjekur procesin e lirimit të Masud Sulejmani. Masud Sulejmani ka shkallën e profesorit të plotë në Universitetin "Tarbijat Modarres" të Teheranit dhe është një prej shkencëtarëve të dalluar në fushën e qelizave fondamentale dhe një vit më parë ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme nga autoritet amerikane në SHBA.

Tags

Komente