Dhjetor 08, 2019 20:15 Europe/Tirane
  • Irani përfundon regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare

Kandidatët kanë përfunduar regjistrimin për zgjedhjet e 11-ta parlamentare në Iran. Mbi 13000 kandidatë janë regjistruar në zgjedhjet parlamentare në mbarë vendin dhe midis tyre pothuajse 1600 janë gra.

Kandidatët parlamentarë do të kontrollohen për kualifikimet e tyre nga organi i verifikimit të Iranit, Këshilli Kushtetues, pasi të paraqesin certifikatat e tyre të kandidaturës. Raundi i 11-të i zgjedhjeve parlamentare do të mbahet në 21 shkurt në mbi 200 zona elektorale në të gjithë vendin. Parlamenti iranian ka 290 deputetë, të gjithë zgjidhen nga populli për një mandat katër vjeçar. Ali Larixhani, tre herë kryetar i Parlamentit, ka njoftuar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 11-ta parlamentare në Iran. Më 21 shkurt, 2020 do të ketë gjithashtu zgjedhje të përkohshme për Asamblenë e Ekspertëve të Iranit, anëtarët e së cilës zgjidhen direkt nga populli për një mandat tetë vjeçar. Asambleja zgjedh dhe mbikëqyrë veprimtaritë e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik dhe ka autoritetin që të emërojë ose shkarkojë Liderin.

 

Tags

Komente