Dhjetor 09, 2019 15:11 Europe/Tirane
  • Musavi: Irani do t'i përgjigjet në mënyrë të prerë çfarëdo lloj agresioni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj pretendimeve dhe kërcënimeve ushtarake të autoriteteve të regjimit sionist kundër Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se Irani do t'i japë përgjigje të prerë dhe të fuqishme çfarëdo lloj agresioni apo veprimi të çmendur.

Autoritetet e regjimit sionist si ministri i punëve të jashtme dhe ministri i luftës së regjimit sionist gjatë ditëve të kaluara kanë vazhduar me gjepurat qesharake duke e kërcënuar Iranin me sulm ushtarak të drejtpërdrejtë.

Sejed Abas Erakçi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë deklaroi: "Irani duke u mbështetur në fuqinë të bazuar mbi kulturën e sakrificës dhe rezistencës së popullit të vet, në mbrojtje të sovranitetit kombëtar, nuk do të hamendet as për një çast".

Musavi duke thënë se kërcënimet e regjimit pushtues të Kodsit të shenjtë janë shenjë të paaftësisë së këtij regjimi dhe përpjekje për të mbuluar krizat dhe problemet e brendshme të veta, shtoi: "Struktura dhe natyra e regjimit sionist gjatë 70 viteve të së kaluarës pushtuese gjithnjë ka qenë mbi kërcënim dhe agresion".

 

Tags

Komente