Dhjetor 09, 2019 15:20 Europe/Tirane

Shoxhaa Khalilzadeh, mbrojtësi i ekipit Perspolis të Iranit, është zgjedhur shënuesi i golit më të mirë në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Konfederata e Futbollit të Azisë (AFC) së fundi ka publikuar 10 golat më të mira të shënuara gjatë garave të Ligës së Kampioneve të Azisë në stinorin që rezultoi me shpalljen kampion të ekipit "Al-Helal" të Arabisë Saudite, ndërsa nëpërmjet një sondazhi ka kërkuar nga tifozët e futbollit që të zgjedhin golin më të mirë të këtyre garave për stinorin e vitit 2019.

Sipas rezultatit të këtij sondazhi që u publikua ditën e hënë, goli i shënuar nga Shoxhaa Khalilzade, mbrojtësi i ekipit të futbollit Perspolis të Iranit në ndeshjen kundër ekipit Al-Ahli të arabisë Saudite në javën e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve të Azisë, është zgjedhur goli më i mirë i shënuar gjatë këtyre garave.

Goli i mbrojtësit të Perspolisit ka marrë 2.3 milionë vota ose 59% të votave dhe ka fituar këtë titull.

 

Tags

Komente