Dhjetor 10, 2019 08:10 Europe/Tirane
  • Zarif thekson gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe sigurisë

Ministri i jashëm iranian theksoi gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon

Ministri i Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif, duke folur të hënën në Konferencën e 8-të Ministrore të "Zemrës së Azisë" në Stamboll, Turqi, tha: "Prania e forcave të huaja nuk ka sjellë kurrë stabilitet në rajonin e Azisë Perëndimore". Përvoja tregon se SH.B.A. asnjëherë nuk ka kërkuar të sigurojë ose zhdukë terrorizmin në rajon. Shtetet e Bashkuara janë në të vërtetë përgjegjëse për krizat dhe luftërat që janë imponuar në Azi për disa dekada, përfshirë Afganistanin. Zarif në mbledhjen e Stambollit tha se Irani mbështet procesin e paqes afgano-afgan nën pronësinë dhe udhëheqjen e afganëve, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike dhe fraksioneve, përfshirë Talibanët, me qeverinë qendrore.  Ne duhet të përdorim çfarëdolloj mjeti në dispozicionin tonë për të lehtësuar procesin e paqes, veçanërisht brenda kornizës së kushtetutës afgane, si një bazë solide për çdo zgjidhje politike. Vërejtjet e Zarif në samitin e Stambollit janë një referencë e drejtpërdrejtë ndaj kërcënimeve të paraqitura nga politikat e ndërhyrjes së huaj në rajon. Zarif gjithashtu vuri në dukje se kërcënimi në rritje i ISIS në Afganistan, i cili ka çuar në më shumë gjakderdhje dhe përhapje të tendencave të rrezikshme sektare, nuk duhet të anashkalohet. Ashtu siç askush nuk kanë përfituar nga krijimi dhe mbështetja e ISIS dhe grupeve të tjera ekstremiste në Siri dhe Irak, zgjerimi i tyre në Afganistan dhe Azinë Qendrore nuk do t'u sjellë dobi atyre, tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane. Udhëheqësi Suprem Ajetollah Ali Khamenei vazhdimisht në fjalimet e tij ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të ofrojnë siguri në rajon. Një shembull i qartë është fakti se prania e SHBA në Afganistan për pesë vjet jo vetëm që nuk ka sjellë siguri për popullin afgan, por ka përkeqësuar situatën e sigurisë edhe më shumë. Në rrethana të tilla, përshpejtimi i përpjekjeve rajonale dhe ndërkombëtare për të sjellë paqen në Afganistan është mënyra e vetme për të kapërcyer sfidën e pasigurisë në rajon. Republika Islamike e Iranit nuk ka kursyer asnjë ndihmë për Afganistanin në zvogëlimin e këtij problemi. Irani ka luajtur një rol të shkëlqyeshëm në sigurimin e qasjes në komunikime dhe në ofrimin e shërbimeve, ndihmës ekonomike dhe financiare, si dhe mbështetje duke mbajtur për dekada me radhë refugjatët afganë duke u afruar atyre arsim dhe shërbime shëndetësore. Kombet e Bashkuara kanë pranuar vazhdimisht përpjekjet e Iranit për të ndihmuar Afganistanin. Duke pasur parasysh këto konsiderata, vërejtjet Zarif në Samitin e Zemrës Aziatike në Stamboll paraqesin një ri afirmim të vizionit të qartë të Iranit për kërkesat dhe strategjitë për arritjen e paqes dhe sigurisë në Azinë Perëndimore.

 


 

Tags

Komente