Dhjetor 10, 2019 22:01 Europe/Tirane
  • Abuzimi i së drejtës së protestës për plaçkitje dhe sulme ndaj njerëzve dhe vendeve publike nuk tolerohet

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Sejed Abas Musavi deklaroi se Irani është kundër çdo përdorimi politik të të drejtave të njeriut kundër shteteve të pavarura, dhe theksoi se respektimi i Republikës Islamike të Iranit si një sistem demokratik është një parim dhe një dosmosdoshmëri për sigurinë kombëtare.

Duke shprehur keqardhjen për një deklaratë të përfaqësuesit të ri të BE për punët e jashtme, Musavi tha se deklarata ishte përgatitur duke u bazuar në informacione të pasakta dhe të njëanshme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se Irani hedh poshtë çdo përdorim politik të të drejtave të njeriut kundër shteteve të pavarura. Ai tha se "performanca e Republikës Islamike të Iranit gjatë 40 viteve të fundit tregon më së miri seriozitetin e vendit tonë në promovimin e të drejtave të njeriut dhe në mbrojtjen e këtyre të drejtave". Protestat e njerëzve dhe mbajtja e mitingjeve janë ndër të drejtat e njohura të njeriut në Republikën Islamike, shtoi Musavi. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi se abuzimi i së drejtës së protestës për plaçkitje dhe sulme ndaj njerëzve dhe vendeve publike nuk tolerohet, pasi nuk tolerohet nga vetë Evropa shembulli i të cilave janë përplasjet e policisë me demonstruesit në Paris që deri më tani kanë rezultuar me shumë vdekje, lëndime , dhe arrestime. Zëdhënësi i aparatit diplomatik të Iranit, duke iu referuar vendosmërisë së Republikës Islamike të Iranit për të hetuar aspektet e ndryshme të ngjarjeve të fundit në vend, shprehu keqardhje për dëmtimin e disa prej demonstruesve dhe deklaroi se njerëzit e dëmtuar gjatë këtyre demonstratave me siguri të kompensohen pas një veprimi të nevojshëm juridik përballë grabitjeve të armatosura dhe plaçkitjes së pasurisë së njerëzve.

 

Tags

Komente