Dhjetor 10, 2019 22:05 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron Izraelin:

Ministri izraelit i luftës, i cili dy ditë më parë guxoi të kërcënonte Iranin për praninë e tij të ligjshme ushtarake në Siri, duke i premtuar atij një "Vietnam" sirian, kurrë nuk duhej të dilte me kaq shumë pakujdesi nga lëkura e tij.

Duke bërë një blof gjigand në objektivin strikt të grumbullimit të votave, ai më së shumti tmerron personelin e shtabit të ushtrisë izraelite, anëtarët e të cilit dridhen sa herë që Naftali Bennett hap gojën. Sipas mediave izraelite, shumë prej anëtarëve të këtij shtabi i kanë thënë haptazi ministrit Bennet: "mbylle gojën"! Në Iran, komentet e bëra nga ministri izraelit i luftës shërbyen kryesisht për t'i kujtuar Izraelit se do të ishte më mirë nëse ai shumë shpejt kthehej me këmbë në tokë, ose përndryshe gjërat do të trazohen shumë seriozisht. Këshilltari i Komandantit të Përgjithshëm të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral Morteza Korbani, ishte shumë i qartë: "Nëse regjimi sionist ndonjëherë guxon të bëjë gabimin më të vogël, Tel Avivi do të kthehet përmbys, jo nga Irani, por nga vetë Libani. Nuk ka nevojë të gjuani raketa nga Irani ose të mobilizoni ndonjë gjë në territorin iranian. Budallallëku më i vogël i bërë nga armiku në ujërat e Gjirit Persik ose gjetkë, do t’i ofrojë atij një përgjigje të pashembullt", tha gjeneral Korbani, duke i kujtuar ministrit të vogël izraelit se nga çfarë lënde është bërë Garda Revolucionare. "Ne e mbrojtëm Iranin për tetë vjet kundër një prej arsenaleve më të sofistikuar, i cili gjithashtu përfshinte armë kimike, një arsenal që iu dorëzua Sadam Huseinit në pjatë argjendi. E megjithatë ishte Irani që e bëri armikun të puthë dheun pa e lejuar armikun të pushtojë ndonjë pjesë të territorit iranian", tha gjeneral Morteza Korbani. Më tej, ai iu përgjigj blofit të Bennett që pretendoi se është i gatshëm të sulmojë Iranin "që ta ndalojë atë të ketë armë bërthamore". "Së pari, Irani nuk dëshiron të posedojë armë bërthamore dhe së dyti, Izraeli është shumë më i vogël për të qenë në gjendje të pretendojë këtë lloj veprimi. Nëse ndonjëherë regjimi sionist bën gabimin më të vogël, Tel Avivi do të shkatërrohet, jo nga Irani por nga vetë Libani ", tha gjeneral Morteza Korbani. Ky gjeneral shtoi: "Në varësi të urdhrit të Liderit Suprem të Revolucionit, ne kemi gishtin në këmbëz. Mjafton që komandanti ynë të na japë urdhrin, mijëra raketa tona do të bien mbi Izrael dhe unë shoh nga këtu duart e tyre të dridhura dhe në ajër". Më tej në fjalët e tij, gjeneral Korbani përmendi shkatërrimin e dronit amerikan RQ-4 në qiellin e Iranit qershorin e kaluar dhe shtoi: "Kujtoj që pas rrëzimit të dronit Global Hawk US, Garda Revolucionare i dha urdhër një aeroplani tjetër amerikan me 36 pjesëtarë të inteligjencës në bord, që brenda 30 sekondave deri në një minutë të largohet nga qielli iranian dhe ai menjëherë iu bind urdhrit. Për shkak se armiku e di se çfarë do të duhet të përjetojë nëse kryen gabimin më të vogël në ujërat e Gjirit Persik, atij nuk do t’i lejohet as të marrë frymë. Pra amerikanët tu japin fund filmave të tyre! Ata sollën dy transportues avionësh në Gjirin Persik dhe për çfarë shërbejnë ato? Akti më i vogël kundër Iranit do të bëjë që të shpërthejnë në mijëra copë këto dy anije me të gjithë stafin dhe pajisjet e tyre në bord. Na mjaftojnë vetëm dy raketa ose dy nga armët tona më sekrete, në mënyrë që Lincoln dhe Truman të prehen përgjithmonë në thellësinë e detit! Ne presim veprimin më të vogël të dyshimtë nga ana e tyre që këto dy anije të mbyten menjëherë ", paralajmëroi Këshilltari i Komandantit të Përgjithshëm të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.

 

Tags

Komente