Dhjetor 13, 2019 19:18 Europe/Tirane
  • Gjeneral Safavi: Amerika do të largohet nga Azia Perëndimore

"Sot, siguria mbretëron në veri-perëndim dhe në lindje të vendit, dhe kjo për shkak të trimërisë së luftëtarëve tanë, në veçanti të forcave të brigadës speciale Saberin", tha këshilltari i lartë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Gjeneral brigade Sejed Jahja Safavi, këshilltar i lartë ushtarak i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, tha se "forcat tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik janë një forcë e lavdishme me një prani serioze në terren". Duke iu referuar menaxhimit të vendit nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, gjeneral brigade Safavi tha: "Armiqtë tanë le ta dinë që ne jemi një komb i pathyeshëm dhe se Lideri ynë është një udhëheqës i mençur, largpamës dhe i fuqishëm. " "Unë ju siguroj se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të largohen nga Azia Perëndimore dhe se vigjilenca dhe inteligjenca e kombeve të rajonit do t'i mposhtin Shtetet e Bashkuara," shtoi ai. Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik duke folur para trupave të Gardës Revolucionare dhe forcave vullnetare Basixh, ka bërë një paralajmërim të ashpër për Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Britaninë dhe të gjithë armiqtë rajonalë të Iranit. "Asnjë komb tjetër në historinë e njerëzimit nuk ka qenë subjekt i kaq shumë agresioneve, por ne gjithmonë  kemi mbijetuar me lavdi, krenari dhe dinjitet, falë ndihmës hyjnore", deklaroi gjeneral major Husein Salami, duke shtuar: "Ne do t'ju ndjekim, do t'ju gjejmë dhe do të hakmerremi. Nëse nuk ndaloni veprimet tuaja, ne do të djegim interesat tuaja dhe kjo është fjala jonë e fundit.

 

Tags

Komente