Dhjetor 14, 2019 15:57 Europe/Tirane
  • Musavi: Sanksionet amerikane kundër Iranit janë shembull të qartë të krimeve kundër njerëzimit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se sanksionet e Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit janë shembull i qartë i krimeve kundër njerëzimit dhe terrorizmit ekonomik.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e shtunën në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Tabriz në veriperëndim të Iranit, hodhi poshtë pretendimet e amerikanëve se medikamentet dhe artikujt ushqimor nuk janë sanksionuar ndaj Iranit, ndërsa shtoi: "Nëse një kompani në Iran dëshiron të blejë artikuj ushqimor dhe medikamente, praktikisht ajo përballet me pengesa serioze në transferimin e parave nëpërmjet bankave".

Musavi shtoi: "Sanksionet e Amerikës kundër Iranit kanë shkelur të gjitha ligjet e të drejtave të njeriut dhe ligjet ndërkombëtare".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu vuri në dukje edhe vizitën e Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në Japoni në një të ardhme të afërt dhe tha: "Japonia në bazë të qëllimit të mirë, ka ofruar disa propozime për reduktimin e tensioneve dhe shpresojmë se në vizitën e Ruhani në Japoni, Teherani dhe Tokio do të arrijë rezultate të dëshiruara".

Musavi duke theksuar zgjerimin e marrëdhënieve të Iranit me të gjitha vendet duke përfshirë edhe vendet fqinjë, shtoi: "Disa vende fqinje si pasojë e problemeve të brendshme, nuk kanë marrëdhënie të mira me Iranin, mirëpo disa vende të tjera kanë pozitë të veçantë në politikën e jashtme të Iranit".

 

Tags

Komente