Dhjetor 14, 2019 21:07 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare paralajmëron manovra madhore

Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare të Iranit ka njoftuar një stërvitje shumë të madhe ushtarake që do të mbahet në të ardhmen e afërt.

"Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit do të organizojnë një manovër të madhe në të ardhmen e afërt për të demonstruar pajisjet e tyre më të reja ushtarake," tha të Shtunën Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare, Admiral Alireza Tangsiri, në një intervistë ekskluzive me agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Iranit ishin në gatishmëri të plotë për të mbrojtur vendin". Sipas Admiral Alireza Tangsiri, "organizimi i kësaj manovre madhore dhe zbulimi i pajisjeve të reja ushtarake do të nxjerrin në pah përparimin dhe fuqinë e shtuar të forcave ushtarake iraniane. "Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, thekson se ushtarët iranianë duhet të përgatiten gjithnjë e më shumë dhe se kapacitetet e tyre ushtarake duhet të arrijnë progresin më të lartë", shtoi ky ushtarak i lartë iranian.

 

Tags

Komente