Dhjetor 15, 2019 21:52 Europe/Tirane
  • Forcat detare të Iranit vëzhgojnë çdo lëvizje të armikut në Gjirin Persik

Forcat detare të Iranit janë duke vëzhguar nga afër lëvizjen e çdo anijeje të huaj në ujërat e Gjirit Persik, ka thënë një komandant i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), duke paralajmëruar kundër pranisë së vendeve jashtërajonale në këtë territor.

"Marina e Gardës Revolucionare monitoron anijet e huaja që hyjnë në Gjirin Persik dhe pyet për kombësinë e tyre, llojin e anijeve dhe destinacionin e tyre", tha të dielën në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim,  Admiral Alireza Tangsiri, komandant i forcave detare të Gardës Revolucionare. Të gjitha anijet që i përkasin vendeve të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, tha ai, gjithmonë u janë përgjigjur pyetjeve të Marinës së Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik. Ai theksoi se monitorimi i anijeve të huaja në Gjirin Persik është një e drejtë e patjetërsueshme e Republikës Islamike, duke shtuar: "Gjiri Persik i përket Iranit dhe shteteve të Gjirit Persik dhe ne kemi të drejtë të marrim në pyetje anijet, sepse ngushtica e Hormuzit ndodhet në ujërat territoriale të Iranit. " "Prania e vendeve jashtërajonale," tha ky komandant iranian, "paraqet disa kërcënime, por mesazhi ynë është se paqja dhe miqësia në rajon mund të vendosen vetëm nga vendet e rajonit dhe ne e kemi theksuar vazhdimisht këtë çështje në manovra dhe takime të ndryshme.

 

Tags

Komente