Dhjetor 15, 2019 21:57 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Ushtrisë Iraniane: Provojini armët tona dhe shikoni rezultatin

"Ne nuk i ftojmë armiqtë tanë në luftë, por nëse ata dyshojnë në performancën e armëve tona, ata mund t'i provojnë dhe të shohin rezultatin", tha Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Iraniane, gjeneral major Abdolrahim Musavi.

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Iraniane vuri në dukje se, ndryshe nga disa vende që shpenzojnë qindra miliarda dollarë çdo vit për modernizimin e arsenalit të tyre, forcat e armatosura iraniane po përmirësojnë shumë mirë performancën e burimeve njerëzore dhe po modernizojnë në maksimum pajisjet e tyre. "Ata po shpenzojnë miliarda dollarë për mbrojtjen ajrore, por në hapësirën e tyre ajrore ka vrima të zeza mbi të cilat ata nuk kanë asnjë kontroll ", shtoi ai, duke ju referuar disa vendeve të rajonit. Gjeneral Major Musavi nënvizoi se përballë kërcënimeve dhe sfidave të tanishme, forcat e armatosura iraniane janë duke projektuar dhe prodhuar  të gjitha armatimet dhe pajisjet e nevojshme, në veçanti sistemet anti-ajrore, nëndetëset, anijet luftarake, raketat balistike, avionët luftarakë dhe lloje të ndryshme të mjeteve të blinduara. Nëse armiqtë kanë dyshim në cilësinë e këtyre armatimeve, ne u themi: "Provojini armët tona dhe shikoni rezultatin", shtoi Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Iraniane.

 

Tags

Komente