Dhjetor 28, 2019 09:28 Europe/Tirane
  • Zarif viziton Nju Jorkun

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit më 9 janar do të vizitojë Nju Jorkun.

Sipas një njoftimi të IRIB, radiotelevizioni shtetëror i Iranit, shefi i diplomacisë iraniane Muhamed Xhavad Zarif gjatë vizitës në Nju Jork do të marrë pjesë në takimin e OKB. Pjesëmarrja në takimin e KS të OKB ku temë kryesore do të jetë shumanshmëria, takim që organizohet me ftesë të Vietnamit që mban kryesinë e radhës së KS të OKB, është pjesë e programit të vizitës së Zarif në Nju Jork.

 

Tags

Komente