Janar 13, 2020 14:46 Europe/Tirane
  • Zhvillohen bisedime mes delegacionit të Sirisë dhe Iranit në Teheran

Delegacionet e Iranit dhe Sirisë të kryesuar nga zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministri i Sirisë kanë zhvilluar bisedime në lidhje me çështje të ndryshme politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, sot në mëngjes ka pritur Imad Khamis, kryeministrin e Sirisë, në pallatin kulturor historik Sa'dabad të Teheranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në negociatat e delegacioneve iraniane dhe siriane përveç zv/presidentit të parë i Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministrit të Sirisë, ishin të pranishëm edhe gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit dhe Muhamed Islami, ministri i rrugëve dhe urbanizmit të Iranit, Valid Moalem, ministri i punëve të jashtme të Sirisë dhe Ali Abdullah Ajub, ministri i mbrojtjes së Sirisë.  

Para kësaj, Is'hak Xhahangari dhe Imad Khamis gjithashtu gjatë një takimi kanë biseduar në lidhje me forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe rreth çështjeve më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Vazhdimi i bashkëpunimeve rajonale në fushën e luftën kundër terrorizmit, kthimin e refugjatëve sirianë, rindërtimi i Sirisë, ruajtja e integritetit territorial të Sirisë dhe largimi i forcave ushtarake amerikane nga rajoni sidomos nga Siria; ishin temat më kryesore të bisedimeve mes zv/presidentit të partë të Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministrit të Sirisë.

 

Tags

Komente