Janar 13, 2020 15:32 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Largimi i Amerikës nga rajoni duhet të vendoset prioritet

Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit duke thënë se largimi i Amerikës nga rajoni duhet të vendoset prioritet, deklaroi se me praninë e forcave terroriste të Amerikës, rajoni i Azisë Perëndimor kurrë nuk do të arrijë stabilitet, qetësi dhe siguri të qëndrueshme.

Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, të hënën në takim me Imad Khamis, kryeministrin e Sirisë i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, duke theksuar faktin se njëkohësisht me unitetin e vendeve të rajonit, do të realizohet edhe largimi i pranisë djallëzore të Amerikës nga rajoni, Deklaroi: "Irani duke sulmuar me raketa bazën e forcave amerikane Ajnul-Asad dhe duke i dhënë një përgjigje të ashpër krimit të Amerikës, edhe një herë ka vërtetuar se në çfarëdo rrethanash nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e sigurisë dhe interesave kombëtare të veta".

Ali Shamkhani duke thënë se presidenti i Amerikës dhe këshilltarët e tij të marrë mendonin se me vrasjen e gjeneral Kasem Solejmanit, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, mund t'a shkatërrojnë Frontin e Rezistencës në rajon, theksoi: "Gjaku i martirit gjeneral Kasem Solejmani dhe bashkëluftëtarëve të tij ka forcuar edhe më tepër unitetin dhe vendosmërinë e Frontit të Rezistencës dhe ka shtuar më shumë urrejtjen e popujve të rajonit dhe të botës ndaj Amerikës".

Ali Shamkhani në këtë takim gjithashtu duke deklaruar mbështetjen ndaj veprimeve të qeverisë së Sirisë për t'i dhënë fund pranisë së grupeve terroriste në këtë vend, tha: "Plaçkitja e naftës së Sirisë dhe e resurseve të tjera të këtij vendi, është një tragjedi tjetër e cila mund të përfundojë tërësisht me largimin e plotë të forcave djallëzore të Amerikës nga rajoni".

Imad Khamis në këtë takim duke vlerësuar pozitivisht përpjekjet e pashembullta dhe mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj popullit të Sirisë në luftën kundër terrorizmit, deklaroi: "Qëllimi i gjeneral Kasem Solejmani ishte mbrojtja e popujve përball dhunës dhe agresionit të Amerikës, regjimit sionist dhe fuqive hegjemoniste. Marrëdhëniet e Teheranit dhe Damaskut me zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare, do të zhvillohen më shumë se në të kaluarën".

 

Tags

Komente