Janar 14, 2020 08:01 Europe/Tirane
  • Vizita e kryeministrit sirian në Teheran

Autoritetet e Iranit dhe Sirisë në një takim të zhvilluar në Teheran diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Në takimin mes Emad Khamis kryeministër i Sirisë dhe Isak Xhahangiri zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, është diskutuar tërheqja e Amerikës nga rajoni dhe sidomos nga Siria. SHBA duke shkelur ligjin ndërkombëtar e ka shtyrë Azinë Perëndimore në pasiguri. Kjo u theksua gjithashtu në bisedimet e së dielës nga zyrtarët iranianë me Emirin e Katarit dhe Ministrin e Jashtëm të Pakistanit. Ajetollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, të Dielën gjatë një takimi me Sheikun e Katarit Tamim bin Hamad al-Thani dhe delegacionin që e shoqëronte atë foli mbi situatën aktuale në rajon dhe tha: Arsyeja e kësaj situate është korrupsioni i Amerikës dhe aleatëve të saj dhe mënyra e vetme për t'u përballë me atë është mbështetja në bashkëpunimin ndër-rajonal. Megjithatë politika amerikane, ka lëvizur në drejtim të kundërt dhe Trump gjithnjë e më shumë e ka shtyrë rajonin e Azisë Perëndimore drejt paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Përgjigja e parë e Iranit ndaj sulmit terrorist të Amerikës, ishte sulmi i rëndë i Iranit me një sulm raketash mbi bazën e Ajnul Asad që është baza më e madhe dhe më e rëndësishme amerikane në Irak. Por kjo përgjigje ishte hapi i parë i ndërmarrë për t'i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon. Gjatë një takimi me Ministrin Sirian të Mbrojtjes Ali Abdullah Ayoub, Ministri iranian i Mbrojtjes, Gjeneral Amir Hatami deklaroi se përballja me praninë e trupave amerikane në rajon duhet të bëhet një proces i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm dhe shtoi: Shtetet e Bashkuara duke vrarë gjeneralmajor Kasem Sulejmani komandant i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, kanë rritur koston e pranisë së tyre ushtarake në rajon. Rrjedha e ngjarjeve në vitet e fundit në Azinë Perëndimore tregojnë se ndërhyrja perëndimore, veçanërisht e Shteteve të Bashkuara, ka çuar në pasiguri dhe paqëndrueshmëri në rajon. Por kjo paqëndrueshmëri nuk do të zgjasë. Irani dhe Siria kanë treguar fuqishëm se ata mund të qëndrojnë kundër vullnetit të armikut dhe të ndryshojnë fatin e kombeve. Fitoret në Irak, Siri dhe Liban mbi terrorizmin dhe sionizmin të mbështetur nga SHBA kanë forcuar edhe më shumë frontin e rezistencës.

 


 

Tags

Komente