Janar 14, 2020 15:31 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Irani do të qëndrojë përkrah popullit të Sirisë deri në fund

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit duke theksuar se Irani tërësinë territoriale të Sirisë e konsideron sikur tërësinë territoriale të tij dhe e respekton plotësisht atë, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit deri në dëbimin e të gjithë armiqve të Sirisë, do të qëndrojë përkrah popullit dhe qeverisë siriane".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Husejn Salami, në takim me Imad Khamis, kryeministrin e Sirisë i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, tha se martiri gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, ishte një personalitet që i përkiste të gjithë botës islame, ndërsa theksoi: "Martir gjeneral Kasem Solejmani ishte arkitekt i një fushëbeteje të disfatave të Amerikës, regjimit sionist dhe aleatëve të tyre në rajonin e Azisë Perëndimore. Ndikimi i pavdekshëm i gjeneral Kasem Solejmani mund të vërehet shumë qartë në fuqinë e Frontit të Rezistencës dhe në qëndresën e luftëtarëve përball Umetit Islam. Fillimi i hakmarrjes së ashpër nga ana e Gardës Revolucionare të Iranit, manifestoi shumë qartë fuqinë e Republikës Islamike të Iranit".

Ndërkohë Imad Khamis, kryeministri i Sirisë në këtë takim tha se Fronti i Rezistencës dhe liridashësit e botës do të vlerësojnë dhe falënderojnë gjithnjë martir gjeneral Kasem Solejmani dhe shtoi: "Sakrifica dhe veprimtaria me dhjetëra vjeçare e këtij martiri të madh, gjithnjë ka qenë në kuadër të vendosjes së sigurisë në rajonin dhe nuk mund të përshkruhet me asnjë fjalë".

 

Tags

Komente