Janar 17, 2020 13:03 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Përgjigjja e fuqishme e Gardës Revolucionare, goditje e fortë kundër hegjemonisë së superfuqisë së Amerikës

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, goditjen e Gardës Revolucionare të Iranit ndaj hegjemonisë së Amerikës e quajti humbje të kredibilitetit të Amerikës dhe deklaroi: “Kjo goditje e fuqishme ndaj fuqisë së hegjemonisë amerikane nuk mund të kompensohet me asgjë ndërsa shtimi i sanksioneve për të cilin po flasin këtyre ditëve amerikanët, nuk u kthen atyre nderin e humbur”.

Ajetullah Khamenei në ceremoninë madhështore të namazit të së premtes sot në Teheran, pjesëmarrjen e miliona qytetarëve iranianë në ceremoninë e funeralit të martir gjeneral Kasem Solejmani dhe shoqëruesve të tij si dhe përgjigjen e fuqishme të Gardës Revolucionare të Iranit me sulmin raketor ndaj bazës amerikane në Ajnul-Asad dhe Arbil, i quajti dy ditë të Zotit mësimdhënëse dhe përcaktuese, ndërsa shtoi: “Një prej përpjekjeve për të ushtruar ndikim mbi rëndësinë e ditëve të Zotit gjatë javëve të fundit, ishte veprimi i tre shteteve djallëzore evropiane në kërcënimin e Iranit për t’a çuar çështjen e programit atomik të Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke thënë se evropianët me kuptimin e plotë të fjalës janë të ulët dhe të nënshtruar para Amerikës, theksoi: “Evropianët po iluzionojnë gjunjëzimin e popullit të Iranit. Natyrisht as padroni i tyre i madh Amerika nuk ka arritur ta realizojë këtë qëllim, e mos të flasim për këta të tjerët!”.

Ajetullah Khamenei, negociatat me evropianët i quajti të përziera me mashtrime dhe intriga dhe tha: “Ata gjentelmenët që qëndrojnë në tryezën e negociatave, në të vërtetë janë po ata terroristë që kryejnë sulmin terrorist në aeroportin e Bagdadit dhe tani kanë ndërruar rrobat e tyre”.

Ajetullah Khamenei pjesën kryesore të ligjëratës së dytë të namazit të së premtes në Teheran e ka mbajtur në gjuhën arabe dhe duke vë në dukje sulmin dhe krimin terrorist dhe frikacak të amerikanëve në vrasjen e një gjenerali të madh dhe trim iranian dhe të një luftëtari besnik dhe sakrifikues e me sinqeritet të pashoq irakian me urdhër të presidentit terrorist të Amerikës, deklaroi: “Fati i qartë dhe përcaktues i rajonit është shpëtimi nga sundimi hegjemonist dhe arrogant i Amerikës dhe çlirimi i Palestinës nga pushtimi i faktorëve të huaj sionist që me vullnetin dhe përkushtimin e popujve, duhet të afrohet koha për realizimin e këtij qëllimi”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke iu drejtuar të gjithë popujve myslimanë të rajonit, theksoi: “Bota islame duhet të hapë një kapitull të ri dhe ndërgjegjet e zgjuara dhe zemrat besimtare duhet të zgjojnë vetëbesimin në popujt e rajonit dhe të gjithë le ta dinë se e vetmja rrugë për shpëtimin e popujve është maturia, qëndresa dhe mosfrikësimi nga armiku”.

 

Tags

Komente