Janar 17, 2020 15:57 Europe/Tirane
  • Ligjërata e plotë e Ajetullah Khamenei në namazin e të premtes në Teheran drejtuar popujve arabë

Në këtë periudhë të ndjeshme të historisë së zhvillimeve të rajonit, dëshiroj të flasë shkurtimisht me ju vëllezërit arabë. Këtyre ditëve një gjeneral i madh dhe trim iranian dhe një luftëtar sakrifikues dhe me sinqeritet irakianë, janë martirizuar nga ushtria mercenare amerikane dhe me urdhër të presidentit terrorist të Amerikës. Ky krim është kryer në mënyrë plotësisht frikacake dhe jo në fushëbetejën e luftës ballë përballë.

Në emër të Zotit, mëshiruesit, gjithëmëshirshmit

Falënderimi i takon Zoti të botëve dhe përshëndetjet më të ngrohta ia dërgojmë Muhamedit dhe familjes së tij të pastër dhe shokëve të tij të zgjedhur!

Gjenerali martir Kasem Solejmani ishte një person i cili me trimërinë e pashembullt, ishte i pranishëm në vijat e para të luftës dhe në pozicionet më të rrezikshme të luftës dhe luftonte me trimëri. Ai ishte faktori me ndikimin më të madh në thyerjen e terroristëve të grupit ISIS dhe financuesve të tyre në Siri dhe Irak. Amerikanët pa pasur guximin kurrë që të përballen me atë në fushëbetejë të drejtpërdrejtë, e martirizuan atë në aeroportin e Bagdadit në mënyrë frikacake duke e sulmuar atë me avion, në kohën kur ai me ftesë zyrtare të qeverisë së Irakut kishte shkuar në Irak dhe derdhën në tokë gjakun e pastër të tij dhe të shoqëruesve të tij. Për të disatën herë u përzije gjaku i fëmijëve të Iranit dhe Irakut dhe u derdh në tokë në rrugën e Zotit.

Garda Revolucionare e Iranit në mënyrën më të shpejtë të mundshme i dha goditjen amerikanëve në kundërpërgjigje dhe me raketat e veta shtypi bazat amerikane dhe shkeli fuqinë dhe kredibilitetin e atij shteti të dhunshëm dhe arrogant, ndërkohë që ndëshkimi i kryesor për Amerikën është largimi nga rajoni. Populli i Iranit me tubimet e tij me dhjetëra miliona njerëz, i dha një përcjellje lamtumirëse të pashoq këtyre martirëve të mëdhenj. Populli i Irakut në shumë qytete të këtij vendi ka organizuar tubime të mëdha për të përkujtuar dhe nderuar këta martirë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit atyre, ndërsa edhe në disa vende të tjera të botës janë organizuar tubime të mëdha popullore për të shprehur solidaritet me këta martirë.

Janë bërë shumë përpjekje me qëllime politike që të krijojnë mosmarrëveshje dhe urrejtje mes popullit të Iranit dhe Irakut, janë shpenzuar shuma të mëdha parash në këtë drejtim, janë përdorur shumë njerëz të papërgjegjshëm për këtë qëllim, në Iran kundër popullit të Irakut dhe në Irak kundër popullit të Iranit dhe është bërë propagandë djallëzore në këtë drejtim. Ky martirizim i madh ka neutralizuar dhe shkatërruar të gjitha këto përpjekje djallëzore.

Ajo çfarë dëshiroj t’u them juve, është kjo që forca islame, forca e juaj dhe e jona, mund të ngadhënjejë mbi fuqinë sipërfaqësore të fuqive të korruptuara materialiste. Fuqitë perëndimore me mbështetjen e shkencës dhe teknologjisë dhe me armatime ushtarake e me propagandë të rrejshme dhe me politikat intriguese dhe mashtruese të tyre, kanë arritur të vendosin hegjemoninë e tyre mbi vendet e këtij rajoni kurse çdo herë kur si rezultat i lëvizjes popullore janë detyruar të largohen nga një vend, derisa kanë pasur mundësi, nuk kanë hequr dorë nga kryerja e komploteve dhe depërtimit nëpërmjet inteligjencës dhe hegjemonisë politike dhe ekonomike kanë vendosur një sëmundje kancerioze siç është regjimi sionist në zemër të vendeve të Azisë Perëndimore dhe kanë projektuar një kërcënim të përhershëm për vendet e këtij rajoni.

Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, i janë dhënë goditje të ashpra politike dhe ushtarake regjimit uzurpues dhe pushtues dhe pastaj u krijua një zinxhir i disfatave të arrogancës botërore me në krye Amerikën nga Iraku dhe Siria e deri në Gaza e Liban dhe nga jemeni deri në Afganistan. Mediat e armikut, po akuzojnë Iranin për luftëra zëvendësuese, por kjo është një gënjeshtër e madhe. Popujt e rajonit janë zgjuar. Kapaciteti dhe aftësia e Iranit në rezistencën afatgjate përball veprimeve djallëzore të Amerikës ka ushtruar ndikimin e vet në atmosferën e përgjithshme të rajonit dhe gjithashtu mbi moralin e popujve të rajonit. Fati i rajonit është shpëtimi nga hegjemonia e arrogancës së Amerikës dhe çlirimi i Palestinës nga pushtimi i faktorëve të huaj sionistë.

Vullneti dhe përkushtimi i popujve duhet të afrojë kohën e realizimit të këtij qëllimi. Bota islame duhet të pastrojë nga vetja faktorët përçarës. Uniteti i dijetarëve të fesë, zbulon rrugëzgjidhjet islame për stilin e jetës së re islame. Bashkëpunimi i universiteteve tona ngreh nivelin e shkencës dhe teknologjisë dhe do të ndërtojë infrastrukturat e civilizimit të ri Islam. Koordinimi i mediave tona do ta reformojë rrënjësisht kulturën e përgjithshme. Lidhja e forcave tona të armatosura do ta largojë luftën dhe agresionin nga i gjithë rajoni. Lidhja e tregjeve tona, do lirojë ekonominë e vendeve tona nga hegjemonia e kompanive plaçkitëse. Qarkullimi dhe kontaktet e qytetarëve tanë, gjuha e përbashkët dhe solidariteti, do të sjellin unitet dhe miqësi mes popujve. Armiqtë e juaj dhe tanë dëshirojnë ta forcojnë ekonominë e vetë me resurset e vendeve tona, dëshirojnë ta ndërtojnë madhërinë e vetë me poshtërimin e popujve tanë dhe superioritetin e vetë dëshirojnë ta garantojnë me përçarjen tonë. Ata dëshirojnë të shkatërrojnë juve dhe neve me duart tona.

Amerika, Palestinën e pambrojtur përball sionistëve barbarë dhe kriminelë, Sirinë dhe Libanin nëpërmjet qeverive të varura e servile ndaj saj, Irakun dhe pasuritë naftore, të gjitha i dëshiron t’i ketë në dispozicion të saj. Për realizimin e këtyre qëllimeve djallëzore, nuk kursen as veprimet më të dhunshme dhe më djallëzore ndaj këtyre popujve. Sprova e vështirë disa vjeçare e Sirisë, komplotet e njëpasnjëshme në Liban, lëvizjet provokuese dhe destruktive të vazhdueshme në Irak; janë shembuj të tillë të veprimeve të arrogancës botërore.  

Atentati terrorist i hapur ndaj Abu Mahdi Al-Muhendis, komandantit trim të forcave Hashd Sha’bi dhe gjeneral Kasem Solejmani, një prej komandantëve të mëdhenj të Gardës Revolucionare, janë prej shembujve të rralla të këtyre komploteve në Irak. Ata dëshirojnë që qëllimin e tyre djallëzor në Irak ta realizojnë nëpërmjet krijimit të komploteve dhe luftës së brendshme dhe në fund ndarjes territoriale të Irakut dhe eliminimin e forcave besimtare dhe luftëtare patriote të këtij vendi. Shembulli i djallëzisë së tyre është ky që pas miratimit të Parlamentit të Irakut për largimin e tyre nga ky vend, ata dëshirojnë ta paraqesin veten mbështetës të demokracisë dhe kanë lënë të gjithë turpin anash duke thënë “ne kemi ardhur në Irak të qëndrojmë dhe nuk largohemi”.

Bota Islame duhet të hapë një kapitull të ri. Ndërgjegjet e zgjuara dhe zemrat besimtare duhet të zgjojnë vetëbesimin në mesin e popujve të rajonit. Le ta dinë të gjithë se e vetmja rrugë për shpëtimin e popujve është maturia, qëndresa dhe mosfrikësimi nga armiku. Në fund e lusim Zotin e madhëruar që ta vendos mëshirën e vet mbi popujt myslimanë dhe t’u japë fitore atyre në të gjitha fushat!

 

Tags

Komente