Janar 17, 2020 20:14 Europe/Tirane
  • Iranianët manifestojnë në mbështetje të qeverisë

Pas namazit të së premtes, një tubim masiv u mbajt në të gjithë Iranin për të mbështetur Sistemin e Republikës Islamike në përballjen me Shtetet e Bashkuara.

Miliona iranianë në qytete të ndryshme pas namazit të së premtes, marshuan në tubime masive duke shprehur dënimin e krimeve të përsëritura të qeverisë amerikane dhe përfshirjen britanike në punët e brendshme të Iranit, si dhe duke mbështetur Republikën Islamike dhe Gardën e Revolucioni Islamik. Pas manifestimeve, populli iranian lëshoi një rezolutë që theksonte se shkaku i armiqësive amerikane dhe britanike ndaj Republikës Islamike dhe popullit iranian është fundi i ndërhyrjeve dhe sundimit të tyre mbi Iranin. Populli iranian në këtë rezolutë theksoi: Irani ka arritur në një fazë të pavarësisë, zhvillimit dhe autoritetit që, përveç mohimit absolut të sundimit dhe të poshtërimit, po lufton me forcë njëkohësisht në fusha të ndryshme politike, mediatike, ekonomike dhe ushtarake me arrogancën globale dhe ka shkatërruar maskën e madhështisë boshe të regjimeve amerikane, britanike, sioniste dhe të aleatëve të tyre. Rezoluta i konsideronte sekuestrimin e anijes angleze, rrëzimin e dronit spiun amerikan dhe sulmin raketor ndaj bazës më të rëndësishme amerikane në Irak, si pjesë e fitoreve dinjitoze të Iranit kundër fuqive arrogante.

 

Tags

Komente