Janar 19, 2020 21:04 Europe/Tirane
  • Irani hedh poshtë paragjykimet e AFC

Ministri iranian i Sportit dhe Çështjeve të Rinisë, Masud Soltanifar ka kritikuar një vendim të Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) për të ndaluar skuadrat iraniane të futbollit të zhvillojnë ndeshjet në shtëpi, duke fajësuar mediat anti-iraniane për vendimin e marrë nga organi drejtues i futbollit aziatik.

“Irani është një vend i sigurt dhe i fortë. Nuk ka asnjë problem në lidhje me sigurinë e trafikut ajror si thekson edhe letra e shkruar nga Organizata e Aviacionit Civil të Republikës Islamike të Iranit dhe drejtuar juve. Për më tepër, unë do të jem përgjegjës për të garantuar sigurinë e skuadrave të futbollit që do të presë Irani", tha të dielën Soltanifar në një bisedë telefonike me Presidentin e AFC, Salman bin Ibrahim Al Khalifa. “Duket se vendimi i Komitetit të Kompeticioneve në AFC është marrë nën ndikimin e mediave të huaja dhe anti-iraniane. Na befason kur shikojmë një sjellje të tillë ndaj skuadrave më popullore dhe më të preferuara në Azi ”, theksoi ministri iranian i sportit. Salman, nga ana e tij, premtoi të rishqyrtojë vendimin e Komitetit të Kompeticioneve në AFC.

 

Tags

Komente