Janar 20, 2020 09:44 Europe/Tirane
  • Raketat e Iranit u lëshuan pas përgjigjeve diplomatike të Iranit

Asistenti i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, deklaroi se përgjigjet diplomatike të ministrisë së jashtme të Iranit për Amerikën pas martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, ishin një bazë e mirë në fushën politike dhe ndërkombëtare përsa i përket lëshimit të raketave ndaj bazave amerikane në Irak.

Husein Amir Abdulahian këshilltar i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit në një takim kushtuar aspektit politik dhe strategjik të pasojave të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të Gardës Revolucionare ka thënë: Ekzekutimi i gjeneral Kasem Sulejmani ishte veprim për të treguar fuqinë e presidentit amerikan dhe ekipit që e rrethon atë mirëpo nëse këtij veprimi Irani nuk do t’i përgjigjej me fuqi, atëherë Amerika do të fuqizohej edhe më shumë. Amir Abdulahian, ndër të tjera deklaroi se rajoni i Azisë Perëndimore përpara dhe pas ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmanit ndryshon shumë, shtoi: Azia pas ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmani nuk do të jetë me klimë të mirë për amerikanët dhe amerikanët nuk mund të qëndrojnë më lehtë në këtë rajon. Asistenti i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ndër të tjera tha se në ceremoninë mortore të gjeneral Kasem Sulejmanit morën pjesë krerët e grupeve të rezistencës dhe të Palestinës, pasi ai gjeneral kurrë nuk ka anashkaluar parimet dhe perspektivën e Palestinës. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit.

Tags

Komente