Janar 20, 2020 09:44 Europe/Tirane
  • AFC konfirmon pezullimin e ekipeve iraniane nga organizmi i ndeshjeve

AFC ka konfirmuar vendimin për pezullimin e Iranit në organizimin e ndeshjeve për ligën e kampionëve të Azisë.

Sipas vendimit të AFC Irani nuk mund të organizojë ndeshjet e ekipeve iraniane brenda vendit dhe ndeshjet duhen organizuar dhe mbajtur në një vend tjetër të paanshëm. Ekipet iraniane Esteghlal, Perspolis, Shahre Khordro dhe Sepahan, janë katër ekipe që marrin pjesë në ligën e kampionëve të Azisë. Ata me nxjerrjen e një deklarate kanë bërë të ditur se në asnjë mënyrë nuk e pranojnë vendimin e AFC dhe kanë theksuar se nëse ndeshjet nuk mbahen në Iran atëherë ata nuk do të marrin pjesë në këtë ligë. AFC si pretekst për marrjen e këtij vendimi ka nxjerrë gjoja gjendjen e pasigurt në Iran.

Tags

Komente