Janar 20, 2020 14:36 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Rezistenca e popullit të Iranit ka irrituar Amerikën dhe është interesant për botën

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit i quajti interesante dhe atraktive për botën bazat e të menduarit islamik dhe shpjegimin e shembujve konkret të këtij të menduari duke përfshirë edhe rezistencën e Republikës Islamike të Iranit dhe tha se shkaku i zemërimit të amerikanëve nga populli i Iranit është atraksioni imazhit të rezistencës së një shteti të pavarur përball një fuqie arrogante.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në takim me autoritetet e organizimit të Haxhit, theksoi shfrytëzimin e rastit të ceremonisë së Haxhit për të publikuar mesazhin e dhe fjalën e re të Republikës Islamike të Iranit për botën, do të thotë demokracinë fetare dhe tha: "Modeli i demokracisë fetare është i panjohur për botën dhe në përballje me miliona mjete propaganduese të cilat aktualisht po punojnë kundër Republikës Islamike të Iranit, mund të shfrytëzohet rasti i ceremonisë së Haxhit për të shpjeguar për botën këtë model dhe çështje të tjera si shkaku i armiqësisë së Amerikës dhe logjikën e popullit të Iranit për të mos pranuar dorëzimin përpara politikës së dhunshme".

Ajetullah Khamenei duke theksuar rëndësinë e ceremoninë së Haxhit si një lëvizje politike, fetare dhe shoqërore, shtoi: "Natyrisht shumë prej vendeve neglizhojnë rëndësinë dhe funksionin e rëndësishëm të Haxhit, por Haxhi është fillim i një lëvizje serioze dhe ndërkombëtare dhe nga kjo ngjarje priten të realizohen shumë interesa për Umetin Islam".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu vuri në dukje përpjekjet e ndryshme të fuqive botërore për të mos lejuar formimin e Umetit Islam të unifikuar dhe tha: "Umeti Islam me kuptimin e plotë të fjalës, do të thotë një njësi e unifikuar që vepron me vullnet dhe qëllim të përbashkët, akoma nuk është formuar dhe për fat të keq përball thirrjes në bazë të dhimbjes dhe dashamirësisë për unitet islam, po përhapen akuzimet, agresioni dhe lufta në vendet islame".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vlerësoi se qëllimi i amerikanëve me këtë fjalë që Irani duhet të shndërrohet në një vend normal, është ky që Republika Islamike e Iranit të heqë dorë nga fjala e re që ka për botën, do të thotë komponimi i votave qytetare me mendimet islame dhe me bazat fetare në formimin dhe administrimin e shoqërisë, ndërsa shtoi: "Reflektimi i bazave politike të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe shpjegimi i fjalës së re për botën, është një tjetër veprim i rëndësishëm dhe i nevojshëm që duhet të bëhet gjatë Haxhit".

 

Tags

Komente